Siri, shpërndahen me avionë ndihma në një qytet të kontrolluar nga DAESH-i

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar sot se banorëve të qytetit lindor në Sirisë, Deir ez-Zur, përmes avionëve u janë lëshuar disa tonelatë ndihma humanitare që njëherësh paraqet ndihmën e parë për banorët që nga marsi i viti 2014, prej kur qyteti është vënë në kontroll të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Programi për Ushqim i Kombeve të Bashkuara thuhet se banorëve të Deir ez-Zur u janë lëshuar nga ajri pako në të cilat gjendeshin 20 tonelatë drithëra dhe artikuj të tjerë ushqimorë, të mjaftueshëm për furnizim njëmujor me ushqim të rreth 2.500 njerëzve.

Avioni WFP-së është nisur nga aeroporti në Aman dhe gjatë fluturimit mbi Deir ez-Zur ka lëshuar pakot përmes parashutave.

Deir ez-Zur është një qytet në lindje të Sirisë i njohur për burime të mëdha të naftës, të cilat në vitin 2014 ranë në duart e DAESH-it.

Në qytetin të mbajtur në kontroll nga organizata terroriste, jetojnë në kushte të rënda rreth 200.000 banorë, ndërsa kjo është ndihma e parë humanitare, pasi një tentativë në muajin shkurt kishte rezultuar e pasuksesshme.

Artikulli paraprakOKB reagon për ndërhyrjen ndaj refugjatëve në Idomeni
Artikulli vijuesFilipine,18 ushtarë të vrarë gjatë përleshjes me grupin Abu Sayyaf