Rrugët e Egjiptit trazohen sërish

Policia dhe ushtria ndërhynë ndaj manifestuesve të cilët protestonin kundër grusht shtetit në sheshin Ramses të Kajros. Në këto ngjarje kanë humbur jetën 7 dhe u plagosën një numër i madh i personave.

Në këtë mënyrë forcat e sigurisë gjatë një jave sërish përdorën forcën kundër përkrahësve të demokracisë.

Përleshjet në Kajro nisën me protestat e përkrahësve të demokracisë që kërkojnë kthimin e Murisisë të filluara nga rruga e Ramsesit ku ndodhen dyqanet më luksoze të Kajros.

Përleshje u jetuan mes ngasësve e pronarëve të dyqaneve dhe protestuesve të cilët mbyllën rrugën për qarkullim rrugor.

Ndërkaq policia përdori gaz lotsjellës për ti shpërndarë protestuesit e grusht shtetit.

Në anën tjetër Beblavi i emëruar në postin e kryeministrit të përkohshëm nga ana e presidentit të përkohshëm Adli Mansur emëroi edhe ministrat e kabinetit të tij.

Ministër i Jashtëm u emërua ish-ambasadori i Egjiptit në Uashington, ndërsa si Ministër i Financave, ekonomisti Ahmet Xhelal, i cili u shkollua në Amerikë.

Ministri i ri i Kulturës u emërua një artist që ka qenë ish-drejtori i përgjithshëm i Operës së Kajros, ndërkaq ministër i shpërndarjes së mallrave të subvencionuara një drejtor i policisë.

Ministri i ri i Planifikimit të Egjiptit në deklaratën e parë të bërë tha se ndihmat prej 12 miliardë dollarëve të premtuara nga ana e Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka nevojë të aplikohet për kredi pran FMN-së.

Ndërkohë udhëheqja e përkohshme e Egjiptit shpalli urdhër arresti edhe për 7 liderë të tjerë të Vëllezërve Myslimanë. Edhe javën e kaluar ishte publikuar një listë por nuk ka patur të arrestuar.

Ndërsa lëvizja rinore Temerrud e cila së bashku me Partinë Selefiste Nur filluan protestat kundër Mursisë refuzoi thirrjen e Bërnsit për bisedime./trt/kohaislame

Artikulli paraprakRegjimi kriminal i Asadit shkatërron lagjet e Damaskut
Artikulli vijues(Video) Dy gra vriten nga bashkëshortët