Siri, shpërthim në aeroportin e Damaskut

Një pjesë e madhe e Sirisë ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një shpërthimi pranë aeroportit në kryeqytetit, Damask. Dritat u shuan, pasi artileria e kryengritësve raportohet të ketë goditur një tubacion gazi, që furnizonte një stacion energjitik.

Rezidentët thonë se i gjithë kryeqyteti është zhytur në errësirë, ndërsa zyrtarët thanë se ndërprerja e dritave ka prekur të gjithë vendin. Shumë pjesë të Sirisë kanë vuajtur nga raste sporadike të mungesës së dritave, që prej fillimit të luftës civile të vendit.

“Një sulm ndaj një tubacioni gazi, që furnizonte një stacion energjitik në jug, ka çuar në zhytjen në errësirë të disa provincave, teksa puna për riparimin e tij po vazhdon”, është cituar të ketë thënë ministri i Elektricitetit, Imad Khamis, për agjencinë shtetërore të lajmeve, SANA.

Ai tha se do të duhen të paktën 48 orë deri sa të rikthehet energjia elektrike.

 Grupi aktivist me bazë në Britani, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), tha se bombardimi i kryengritësve kishte për objektiv qytetin e Ghasula-s, rreth 2 km larg aeroportit.

Mendohet që ky operacion të ketë qenë i shkallës së gjerë dhe i menduar mirë prej kohësh.

Aktivistët thonë se një zjarr i madh është parë pranë aeroportit. Ende është e paqartë nëse dikush është plagosur apo jo, ndërkohë që SOHR thotë se një autobombë ka shpërthyer në një pikë kontrolli ushtarake në periferinë perëndimore të Damaskut, duke shkaktuar të vdekur mes forcave të sigurisë./tch/kohaislame

Artikulli paraprak"I gjithë Ballkani në BE"
Artikulli vijuesAkuzohet marinsi për ekzekutimin e një afgani të plagosur