Siri: Të paktën 150 persona vriten në një pritë

1 Min Read

Televizioni shtetëror sirian raporton se të paktën 150 kryengritës opozitar janë vrarë të premten në një pritë që kanë organizuar trupat qeveritare në afërsi të Damaskut.

Sulmi që u kry në afërsit ë Qalamoun, qc gjendet në veri-lindje të kryeqytetit, ka vrarë qindra persona, të cilët agjencia shtetërore e lajmeve SANA i quan si “terroristë”, që paraqet një referencë shtetërore për kryengritësit të cilët luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad.

Trupat ushtarake të Assad-it kanë avansuar javëve të fundit në këtë rajon, i cili është shumë pranë kufirit me Libanin.

Qalamoun shihet si një prej pikave kyçe të furnizimit të kryengritësve në Siri.

Siria është zhytur në krizë që nga marsi i vitit 2011, me protestat pro-demokratike, të cilët më pas u përshkallëzuan në një konflikt të brendshëm, pasi regjimi kriminal i Assad-it përdori dhunë për të shpërndarë demonstratat./bs/kohaislame

Share This Article