SIRI – Të paktën 85 persona vriten nga sulmet ajrore të regjimit kriminal

Të paktën 85 persona, mes së cilëve 65 civilë, u vranë sot në Alepo, qyteti më i madh në veri të Sirisë, nga fuçi me eksploziv që u hodhën nga helikopterët e ushtrisë së regjimit, njoftoi sot një OJQ.

”Të paktën 85 persona u vranë duke përfshirë 65 civilë, mes së cilëve 13 fëmijë, 10 ushtarë të Frontit al-Nusra dhe 10 persona të panjohur, nga fuçitë me eksploziv të hedhura nga ajri me shënjestër mbi lagjet e populluara në lindje të Alepos”, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Goditjet ajrore nisën një ditë pas përfundimit pa rezultate konkrete të negociatave të paqes në Gjenevë mes regjimit kriminal dhe opozitës. ”Paralelisht, ushtria ka nisur një ofensivë për të depërtuar në lagjet kryengritëse në lindje të qytetit dhe ministri sirian i Mbrojtjes, gjenerali Fahd Jassem al-Freij, shkoi dje në vendngjarje”, sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, Sana/24ore/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Gjykata liron 62 përkrahës të Morsit
Artikulli vijuesDiabeti te fëmijët, Hoxha:225 % raste më shumë se në ‘03