Siri: U vra i shituri Ramadan El Buti

Televizioni sirian “Syrian TV” ka publikuar lajmin se gjatë një sulmit të opozitës siriane kundër ushtarëve të Basharit, është vrarë edhe lideri shpirtror i tij, Seid Ramadan el-Buti.

Seid Ramadan el-Buti disa herë ka deklaruar se lufta kundër opozitës duhet të vazhdon dhe se njeriu i duhur i Sirisë është Bashar el-Assadi, president që duhet të përkrahet. Ai disa herë ka nxitur në “luftë të shenjtë” kundër të gjithë atyre që e luftojnë qeverinë siriane.

Deri më tani, asnjëherë nuk ka shprehur ngushëllime për mbi 70.000 civil të vrarë nga ana e ushtrisë siriane, por deklaratat e tij kanë qenë të njohura pro Bashare, deri në ditën e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga televizionet Al-Akhbaria dhe Al-Jazeera

 

Artikulli paraprakObama: Jemi në krah të Izraelit
Artikulli vijuesMbyllet gazeta Express e cila ka shpifur pandërprerë kundër Islamit