SIRIA LIRON GATI 300 TË BURGOSUR

Autoritetet siriane liruan 275 të burgosur që ishin “të përfshirë” në protestat kundër presidentit, Bashar Al Asad, bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi.

“Autoritetet kanë liruar 275 të burgosur që kishin qenë të përfshirë në incidentet e fundit, por asnjë nga ata nuk i ka duart e përgjakura”, thuhet në lajmin e plasuar për këtë çështje.

Sipas televizionit sirian, që nga muaji mars që kur nisën protestat e dhunshme janë liruar më shumë se 4 mijë të burgosur brenda shtatë raundeve, prej të cilëve vetëm në muajin maj thuhet se janë liruar një mijë.

Gjatë raundit të fundit, më 1 qershor, u patën liruar 223 njerëz në praninë e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.

Lirimi i të burgosurve është pjesë e rëndësishme e planit gjashtë-pikësh për rivendosjen e paqës në Siri-plan i krijuar nga emisari ndërkombëtar për këtë çështje, Kofi Anan.

Ndërkohë, të dhënat e organizatave për të drejtat e njeriut flasin për mijëra të burgosur dhe rreth 17 mijë të vrarë në Siri brenda 16 muajve të konfliktit.kohaislame

Artikulli paraprakPerëndimi po dobësohet!
Artikulli vijuesRASMUSEN SOT NË KOSOVË