Siria në krye të agjendës së takimit Putin-Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndrojë sot në Moskë për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Konflikti në Siri pritet të jetë në krye të agjendës, ashtu si edhe konflikti izraelito-palestinez.

Raportet thonë se Netanyahu do të kërkojë garanci se reduktimi i forcave ruse në Siri nuk do të lejojë lëvizjen islamiste të Hezbollahut, e cila mbështetet nga Irani, të rrisë forcat në kufirin verior të vendit të tij.

LEXO EDHE
Putin: Kemi parandaluar shpërbërjen e Sirisë
Izraeli ka qëndruar kryesisht jashtë konfliktit sirian, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

Mbi 270,000 veta janë vrarë në këtë luftë civile, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

Artikulli paraprak“Tragjedi” në Angli, avokati shpërndan drogën e trafikantëve shqiptarë
Artikulli vijuesArrestohet gazetari kontravers Zoran Bozhinovski, gëzim i madh tek shqiptarët në Maqedoni