Siria sulmon Jordaninë me tanke dhe helikopter, njoftoi Al-Jazeera

Një betejë luftarake gjashtë orëshe midis ushtrisë së Jordanisë dhe asaj të Sirisë me tanke dhe helikopter luftarak Mil Mi-24 Hind, të armatosur me raketa Mil Mi-8, në të cilën u implikua dhe një brigadë tankesh e ushtrisë së Jordanisë në kufirin midis dy vendeve mbrëmjen e shkuar.

Agjencia e lajmeve Al-Jazeera njoftoi se beteja ishte shumë e ashpër dhe filloi pasi disa predha të ardhura nga ushtria e Sirisë ranë në territorin e Jordanisë. Menjëherë ushtria e Jordanisë u kundërpërgjigj me artileri të rëndë M109 dhe për pasojë nisi një betejë e ashpër. Me dhjetëra shtëpi u shembën përgjatë vijës kufitare në fushëbetejën e përleshjes së dy palëve ushtarake, si dhe pati dhe shumë të vdekur, por numri i saktë i tyre nuk u bë i ditur ende.

Banorët e qytetit Ramtha të Jordanisë, që ndodhet 2 km larg kufirit me Sirinë, deklaruan për gazetën jordaneze As-Sabeel se beteja ishte shumë e ashpër dhe se çdo gjë filloi papritur, pastaj bomba helikopter dhe një tmerr i vërtet./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSi të arrihet suksesi në jetë
Artikulli vijuesTë harruarit