Egjipt, gjykata ndalon të gjitha aktivitetet e Ikhwanul Muslimin

Një gjykatë egjiptiane ndaloi të gjitha aktivitetet e lëvizjes islame Vëllazëria Myslimane. Gjykata dha verdiktin për ndalimin nga kryerja e ndonjë veprimtarie në vend dhe urdhëroi konfiskimin e fondeve të grupit.

“Gjykata ndalon aktivitetet e organizatës Vëllazëria myslimane dhe organizatat e saj jo-qeveritare, nga të gjitha aktivitetet që ajo merr pjesë, dhe e njëjta vlen për çdo organizatë që rrjedhë prej saj,” tha gjykatësi kryesues Mohammed al-Sajed.
Gjykata urdhëroi qeverinë të konfiskojë fondet e Vëllazërisë dhe të administrojë asetet e saj të ngrira.
Qeveria e grusht shtetit po zhvillon një nga shtypjet më të vështira në grupin që ka mbi një milion anëtarë. Forcat e sigurisë vranë mbi 2000 mbështetës të saj, dhe arrestuan dhjetëra mijëra të tjerë.
Vëllazëria fitoi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pasi diktatori Hosni Mubarak u rrëzua në vitin 2011.
Dijetari islam Hasan el-Bena formoi Vëllazërinë Myslimane në vitin 1928, si një përgjigje dhe protestë për gjendjen në rënie të Islamit. Ai argumentoi se rënia e Islamit ishte për shkak të mësimeve joefektive të dijetarëve dhe dështimit të tyre për të ruajtur Islamin në gjendjen e tij të pastër. Organizata nisi si një klub i të rinjve që predikonin shtëpi më shtëpi, por edhe në rrugë.
Vëllazëria ka fituar shumë popullaritet në vitet 1930 dhe ka zgjeruar aktivitetet e saj rreth Egjiptit. Ai ka krijuar degë në të gjithë Egjiptin dhe formoi selinë qendrore në Kajro. Në vitin 1936 Ihvanët kishin rreth 800 anëtarë, por vetëm për dy vite, ata kishin mbi 200.000 anëtarë me 50 degë në Egjipt. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëri, largohen 80 % të policëve të trafikut (Video)
Artikulli vijues168 milionë fëmijë punojnë në mbarë botën