Egjipt
Një audio – regjistrim i rrjedhur shfaq shefin e ushtrisë egjiptiane, njëkohësisht ministrin e Mbrojtjes, Abdel- Fatah al- Sisi, duke thënë se ushtria do të udhëheqë Egjiptit për rreth një dekadë.
Al Jazeera Mubasher Misr ka publikuar audio incizimin e el- Sisit gjatë një takimi me Jaser Rizk, kryeredaktori i së përditshmes egjiptiane Al- Masry Al – youm.
Në regjistrimin e rrjedhur, shefi i ushtrisë mbron përpjekjet për të siguruar një imunitet kushtetues për krijimin e një grusht shteti ushtarak në Egjipt.
“Kjo periudhë do të vazhdojë midis pesë dhe dhjetë vjet, pavarësisht se kush e drejton vendin,” thotë el Sisi.
Muajin e kaluar, Rrjeti Rassd News botoi një audio regjistrim të al- Sisit në të cilin thuhet se ai bëri thirrje për sigurimin e një imuniteti kushtetues për veten e tij në qoftë se ai vet nuk zgjidhet president i Egjiptit.
Në incizim, shefi i ushtrisë thotë se “ushtria nuk mund të lihet në duart presidentit”.
Autenticiteti i incizimit nuk është mohuar e as pohuar nga autoritetet, dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.
Ky është incizimi i pestë i rrjedhur për mediat. /mesazhi/kohaislame.com
You Might also Like
Meka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor
Meka dhe Medina janë dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor. Ka qenë kozmonauti…
By
2 Min Read
200 milionë dollarë ndihmë nga Turqia për rindërtimin e Gazës
-Turqia mes viteve 2015-2017 do të japë një ndihmë prej 200 milionë dollarësh për rindërtimin…
By
1 Min Read
Siri, u gjeten 200 trupa të ekzekutuar nga Assad
Aktivistët e opozitës siriane lajmëruan të dielën se me dhjetëra trupa të pajetë u gjetën…
By
1 Min Read
Një tjetër granatë e hedhur nga ana e Sirisë bie në fshatin Damllaxhëk të Turqisë
Në afërsi të fshatit Damllaxhëk (Damlacik) të nënprefekturës Xhejlanpënarë të Shanllëurfas ka rënë një granatë…
By
1 Min Read
Hollande viziton xhaminë e madhe në Paris
Presidenti francez François Hollande pas ceremonisë përkujtimore të organizuar për nder të personave të cilët…
By
1 Min Read
Rusia “nuk mbron Assadin”, do bisedime
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është distancuar nga aleati shumëvjeçar, presidenti sirian, Bashar al-Assad, duke…
By
1 Min Read
