Situata në Bujanoc, pak sa e tronditur

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq konsideron që situata politike në këtë komunë është “pak e tronditur, por edhe jo aq shqetësuese” duke thënë se njerëzit nuk frigohen se “diçka mund të ndodh sikur qysh ka ndodhë në të kaluarën”.
Nga ana tjetër, situata e sigurisë është e kënaqshme dhe se “nuk ka qenë e tronditur”, duke theksuare se tensionet dhe zhurma është ngritur rreth përmendores.
“Me një vullnet të mirë nga të dyja anët, ajo ka mundur të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme. Me siguri se do të gjendjet një kompromis për ta zgjidhur këtë çështje” ka thënë Arsiq.
Sipas Arsiq, tregimn rreth përmendores për të rënët e UÇPMB-së nuk ka mundur ta përdorë “për politikë të lartë”, as Prishtina e as Beogradi.
“Këtu është spekuluar shumë reth krijimit të një pozite të favorshme negociuese në Bruksel, në mes të Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Arsiq duke kujtuar kërkesat e “e disa politikanëve shqiptar që edhe ta të përfshihen në negociata”.
“Unë i kam pyetur vetëm se në cilën anë do të kishin negociuar, nga ana e palës serbe, pasi janë shtetas të Serbisë apo nga ana Kosovare” ka thënë Arsiq.
Ai mendon se Beogradi dhe Prishtina kanë pak ndikim në bisedimet e Brukselit, pasi kjo është e imponuar nga ana e Unionit Evropian.
“Neve në jug të Serbis askush nuk ka pyet e askush nuk na dëgjon. Detyra jonë është që ne ti zgjidhim problemet e njerëzve të thjeshtë. Politikat e larta, shkëmbimi i teritoreve, reciprocitet dhe të tjera, kjo nga ne nuk mvaret” ka thënë Arsiq për Press, transmeton presheva.com.
Ai ka thënë se jugu i Serbisë dhe Kosova për bashkësinë ndërkombëtare janë dy probleme të ndryshme duke sqaruar se “çështja e kufijve është definitive dhe ka marrë fund”.
I pyetur se a kanë ndikuar ngjarjet e fundit në koalicionin qeverisës në Bujanoc, Arsiq si lider i listës së qytetarëve ka thënë se “këto ngjarje nuk kanë ndikuar në koalicion”.
“Edhe nga njëra anë dhe nga tjetra ka njerëz me koka të ftohta dhe që mendojnë esëll. E di se çfarë mund të bënmë dhe nuk duhet aspak të ngriten tensionet atje ku nuk mund të veproni, por vetëm ta shqetësoni publikun” ka thënë Arsiq, raporto ina.
Shqiptarët dhe serbët në Bujanoc kanë raporte të mira sa i përket “njerëzve të thjeshtë”, duke theksuar se nuk mund të “jetohet nga përmendoret dhe slloganeve nacionaliste”, pasi që prioritet duhet të ketë zhvillimi ekonomik.
Arsiq konsideron që Trupi Koordinues duhet të jetë më prezent në teren se sa deri tani, dhe mendon që kryetari i saj Zoran Stankoviq e ka “filluar mirë deri tani”./Indeksonline/

Artikulli paraprakMinoritarët vënë në rrezik reformën kushtetuese e zgjedhore
Artikulli vijuesGjashtë arsye të mira përse të shkarkoni LibreOffice 4.0