Arsimimi i fëmijëve sirianë do të parandalojë fatkeqësinë e “brezit të humbur”

Në qendër të politikës së integrimit të zbatuar nga Turqia e cila sipas të dhënave zyrtare ka prekur afërsisht 2.8 milionë refugjatë sirianë qëndrojnë projektet arsimore të cilat synojnë të parandalojnë “brezin e humbur” që lufta mund të shkaktojë tek refugjatët

Turqia e cila është vendi më i prekur nga vala e migracionit të nxitur nga konfliktet që vazhdojnë prej vitesh në Siri, nga njëra anë teksa vazhdon kontaktet në nivel diplomatik për ti dhënë fund luftës që tronditjet e së cilës ndjehen në një pozitë të gjerë gjeografike duke u zgjatur nga Lindja e Mesme e deri në Europë, ajo gjithashtu vazhdon të zbatojë edhe strategjinë integruese me shumë shtresa në aspektin e përshtatjes në jetën ekonomike dhe sociale për refugjatët që ka pranuar me politikën e “dyerve të hapura”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qendër të politikës së integrimit të zbatuar nga Turqia e cila sipas të dhënave zyrtare ka prekur afërsisht 2.8 milionë refugjatë sirianë qëndrojnë projektet arsimore të cilat synojnë të parandalojnë “brezin e humbur” që lufta mund të shkaktojë tek refugjatët.

Turqia paralelisht me krizën e zgjeruar në dimensione të paparashikueshme gjatë pesë viteve të fundit për refugjatët të cilët pas vendosjes së stabiliteti priten të kthehen në vendin e tyre ka zbatuar programe që kanë për bazë dy modele me “Qendrat Arsimore të Përkohshme” të cilat ofrojnë arsim në varësi të kurrikulës së Sirisë nga kopshti e deri në maturë në gjuhën arabe si dhe nëpërmjet shkollave shtetërore dhënien e arsimimit sipas kurrikulës së Turqisë në gjuhën turke të cilat ofrojnë perspektivën për një të ardhme afatgjatë.

– Fëmijët sirianë në Turqi-

Sipas të dhënave më 31 mars 2016 të Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Migracionit në vend aktualisht ndodhen 2 milionë e 749 mijë sirianë. Nga këto 271 mijë jetojnë në 26 qendrat e strehimit të ngritura në 10 qytete nga Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave Fatkeqësive (AFAD), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë e 478 mijë personash jetojnë jashtë kampeve.

Ndërsa numri i fëmijëve sirianë i gurpmoshës 0-18 vjeç në Turqi është 1 milionë e 394 mijë, shifër kjo e cila përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme siriane që jeton në Turqi. Sipas shpërndarjes së fëmijëve në grupmosha 73 përqind e fëmijëve sirianë janë në grupmoshat mes 5-18 vjeç nëse përfshihen edhe ato parashkollorë, pra janë në një moshë në prag me bazë për tu arsimuar. Kjo shifër tregon se ka një prani të madhe të fëmijëve sirianë të cilët kanë nevojë për arsim. Ndërsa 17 përqind e këtyre fëmijëve janë në grupmoshën 0-4 vjeç të cilët kanë lindur në Turqi dhe të cilët përbëjnë një pjesë serioze të një brezi afër moshës për arsim dhe që është një shenjë për nevojën e hapave të planeve afatgjatë që duhet të hidhen për arsimimin e këtyre fëmijëve sirianë.

– Zgjatja e krizës ka nxitur valë të reja migrimi-

Politikat e Turqisë kundrejt refugjatëve sirianë të ardhur në vend që nga 2012 pas largimit nga konfliktet e intensifikuara, ashtu sikurse edhe në fushat e tjera u formësuan duke u supozuar se ata do të ktheheshin në vendin e tyre në një kohë më të shpjetë. Por me zgjatjen e krizës në Siri nga mos pasja e një qëndrimi të vendosur në kërkim të një zgjidhjeje nga komuniteti ndërkombëtarë, ndërhyrja e forcave të jashtme dhe të faktorëve të tjerë si dhe thellimi i mëtejshëm deri në tronditjen e balancave të rajonit hapi rrugën që lëvizjet e migrimit për shkak të konflikteve të arrinin në përmasa të papara deri më tani që nga Lufta e Dytë Botërore.kohaislame

Artikulli paraprakRefugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në Idomeni
Artikulli vijuesTajlandë: Shoferët e dehur dënohen të punojnë në morg