Skandal: Kepërdoren fëmijët në Malishevë – nxënësit transportojnë arka me birra për mësuesit

Webfaqja kosovare kronikapres, ka përcjellë me anë të disa fotove një realitet të hidhur të arsimit në vend, nxënës me arka birrash që ua dërgojnë mësuesve.

12562713_1050314095020369_1407161001_o

Të paktën kështu përcillet lajmi, për ilustruar fotot e fiskuara.

Dhe kjo ka ndodhur në shkollën fillore “Bajram Curri” në Drenofc të Malishevës.

Në parim, duhet pritur dhe reagimi i drejtuesve të shkollës për të dëgjuar dhe versionin e tyre, por nëse është vërtet ashtu siç përcillet lajmi, ky është një rast mjaft i rëndë që e njollos arsimin kosovar.

Nxënësit nuk përjashtohen nga aktivitete fizike në kontribut për shkollën, siç mund të jetë fjala vjen bartja e druve të zjarrit për klasat, por asesi që ato të bartin birrat që do konsumojnë mësuesit në ziafetet e tyre. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakKryeprokurori i Shqipërisë: Kanabisi në Lazarat nuk ka lidhje me ISIS-in
Artikulli vijuesVIDEO SKANDAL: Banori i Sarajit ankohet, "kaubojat" e BDI-së me dhunë e largojnë