Në numrin e ditës së mërkurë, gazeta në gjuhën maqedonase “Veçer”, Ismail Morinën i njohur ndryshe si “Ballisti”, e ka quajtur terrorist, transmeton Zhurnal.
Me lajmin pa autor dhe të titulluar: “Terroristi Morina sërish me dron do ti pres “shqiponjat”, gazeta paralajmëron se shqiptarët përgatisin reprizë të ndeshjes së Beogradit, duke aluduar te ndeshja e radhës Shqipëri – Serbi që do të mbahet në stadiumin “Elbasan Arena” më datë 8 tetor.
Gazeta me kryeredaktor gazetarin kontrovers Dragan Pavlloviç – Latas, në shkrimin në fjalë që siç duket përdor zhargonin e mediave beogradase akuzon shqiptarët duke i akuzuar se po përgatisin plane për të nënçmuar futbollistët serb që ato ta lëshojnë terrenin e gjelbër, me qëllim që të shpallin triumfin i cili do t’i çoje në Kampionatin Evropian “Franca – 2016”, transmeton Zhurnal.
Ndryshe, Ismail Morina- Ballisti u bë i njohur tek shqiptarët por edhe më gjerë duke ngritur dronin e famshëm të 14 tetorit të vitit të kaluar në stadiumin e Beogradit.