Skandaloze: Ja si e diskriminuan një myslimane në aeroplan! (Foto)

0
179
I tërë ky skandal nisi vetëm pse Taher Ahmad kërkoi kanaçe të pahapur e të Coca-Colas dietale!
Udhëtarja Taher Ahmad, një myslimane e cila të premten ka udhëtuar me kompaninë ajrore United Airlines, në Facebook bëri një postim ku tregoi se si u ballafaqua me diskriminim dhe abuzim verbal të personelit dhe pasagjerëve.
 
Gjithçka filloi kur ajo kërkoi kanaçe të Coca-Colas dietale. Stjuardesa e solli të hapur, por ajo sërish e kërkoi të mbyllur për shkaqe higjienike. Stjuardesa refuzoi t’ia japë, por një birrë të pahapur ia sjelli disa minuta më vonë një tjetri, transmeton Telegrafi. 
Kur ajo e pyeti stjuardesën se pse atij ia përmbushi kërkesën e jo asaj, ajo tha se politika e kompanisë së saj është që të mos shërbejë kanaçe të mbyllura se udhëtarët mund t’i përdorin si armë.
 
“I thashë se po më diskriminon sepse tjetrit ia solli. Menjëherë e shikoi kanaçen e tij, e ka marrë, e hapi shpejtë dhe tha se ‘si kështu ndodh që të mos përdoret si armë’”!
 
Më e keqja ndodhi pastaj, kur ajo pyeti të tjerët nëse është diskriminuar dhe njëri i tha: “Ju myslimanët duhet ta mbyllni gojën… sepse ju do ta përdorni si armë”. Kjo është përhapur shumë në rrjetet sociale, ku shumë njerëz kanë shprehur indijantë me rastin dhe duke shprehur çudinë se sa larg ka shkuar islamofobia.