Skandaloze, nëna hedh dy fëmijët nga kati i 15-të

Një ruse 30-vjecare ka hedhur fëmijët e saj 4 dhe 7 vjeç nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moskë dhe ka shokuar opinionin vendas.

Nëna e dy fëmijëve Galina Ryabkova i tha policisë së ajo ndihej e lodhur nga fëmijët e saj, të cilët i mbante në shtëpi dhe nuk i çonte në kopësht.

Gruaja kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ajo kishte tentuar të vetëvritej përpara se të martohej me bashkëshortin aktual.

Një video e sigurisë së pallatit tregon trupat e pajetë në tokë dhe se si dëshmitarët kërkuan t’i ndihmonin, por pa mundur që të shpëtonin ndonjë prej fëmijëve. Nëna Galina zbriti poshtë për t’i parë trupat e fëmijëve të saj pa treguar emocione të forta.

Në gjendje jo të mirë mendore Galina nuk pranon se i ka hedhur ajo fëmijët nga lartësia, por është shprehur se fëmijët janë ëngjëj të vegjël, të cilët tani po fluturojnë në parajsë.

Fqinjët thanë se babai i fëmijëve ndodhej për një udhëtim biznesi në momentin e ngjarjes së rëndë.

Familja jetonte në katin e tetë të ndërtesës. Nëna i ka ngjitur fëmijët disa kate më lart, për t’i hedhur më pas tragjikisht nga lartësia. Ryabkova do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje./tch/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë thonë shkenctarët për Kur`anin
Artikulli vijuesAngry Birds prezanton lojën e re, Heikki