Koreja e Veriut shkrepi dy raketa balistike

SEUL (AA) – Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa balistike nga qyteti Sukchon, jo larg kryeqytetit Phenian, njoftohet nga Komanda e forcave të përbashkëta të Koresë së Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Raketa e parë “Rodong” ka rënë në Detin Japonez pasi kaloi një distancë prej 800 kilometrash. Raketa tjetër është shkrepur 22 minuta pas të parës, po ashtu nga qyteti Sukchona, pasi arriti lartësinë prej 17 kilometrave, është zhdukur nga radari.

Burimet ushtarake theksojnë se ekziston mundësia që raketa tjetër të ketë shpërthyer në ajër.

Artikulli paraprak“Vendimi i Rusisë për tërheqje mund të ketë plane të pista”
Artikulli vijues“Duhet të arrihet në mënyrë urgjente një marrëveshje për krizën e refugjatëve”