Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ka liruar liderin e Partisë Radikale Serbe,Vojsllav Sheshel, nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, njofton REL.
“Shesheli është njeri i lirë. Ai nuk është fajtor”, ka thënë gjykata.
Shesheli, 61 vjeçar, nuk ishte i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytyr në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.
Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëmSllobodan Millosheviq, Shesheli përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.
Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.
Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara, Christine Dahl,në gjykatë, në vitin 2007.
“Në fund, Shesheli nuk arriti të krijonte një ‘Serbi të Madhe’; ai arriti të krijonte një Serbi më të vogël dhe i dha botës një periudhë të spastrimit etnik”, kishte thënë ajo.
Shesheli njihet për fjalimet e tij të zjarrta dhe kërcënimet e ashpra, sikurse zotimi për t’i vrarë kroatët duke “ua nxjerrë sytë me lugë të ndryshkura”. Një herë, ai kishte bërë një paralele ndërmjet tij dhe kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Shesheli, i cili e ka mbrojtur veten në gjykatë, është deklaruar i pafajshëm.
Në një intervistë dhënë edicionit serb të Newsweek, Sheshi ka thënë se ai pret të dënohet deri në 25 vjet burgim.
“Nëse qeveria më ekstradon, atëherë unë do ta mbaj dënimin. Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Hagë”, ka thënë ai.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Shesheli është shfaqur në emisione televizive, pastaj publikisht ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.
Ai në vazhdimësi po i nxit ndjekësit e tij të ektremit të djathtë në tubime, para zgjedhjeve të përgjithshme në prill, në të cilat, lideri i Partisë Radikale Serbe shpreson ta fitojë një ulëse.