IMM dhe Komuna e Prishtinës nga nisma për restaurim e degraduan në mizerje Xhamijnë e Çarshisë

Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më reprezentative të Qytetit të Prishtinës nisi më 2011.
Implementimi i planit për restaurim kushtonte 562 mijë euro.
Komuna ka dhuruar 80 mijë euro për projektin.
Mbi gjysmë milioni euro dhe katër vjet nuk kanë mjaftuar për restaurimin e saj.
Punimet kanë mbetur pezull sherri i një keqkuptimi midis Komunës së Prishtinës dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Kjo është gjendja e xhamisë së Çarshisë sot.
Pse BIK-u nuk reagon?
Sot kjo xhami përdoret si parking i lagjes.
Përdoret edhe si deponi mbeturinash.
Po ashtu ka gjurmë të shiringave që përdoren për drogë intravenoze.
Rrethoja është prishur dhe oborri përdoret si shtegë kalimi.
Foto të shkrepura sot.

Benjamin Krasniqi

Artikulli paraprakZëvendëskryeministri rus: Brexit-i e ka bërë Europën më të dobët
Artikulli vijuesNa lini të qetë