Skype sjell versionin e ri për iOS

Skype gjatë kësaj jave ka lëshuar përmirësimin për pajisjet iOS të softuerit të saj. Versioni 4.6 i Skype sjell disa specifika të reja së bashku me performancën e përmirësuar dhe rregullimin e gabimeve.

Tipari i menysë së re përfshin ‘eksperiencë’ të ri-dizajnuar e cila është shtuar për t’i ofruar përdoruesve ndërfaqe më të freskët dhe më të pastër në dukje. Problemet e rregulluara në versionin 4.6 janë bisedat në chat one-to-one së bashku me mundësinë e shfaqjes së mesazheve me më pak hapa.
Për më shumë informata, rreth detajeve tjera mbi versionin e ri të Skype apo mbi procedurat e shkarkimit, mund të njoftoheni në ueb faqen zyrtare të Skype. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakLirohet nga paraburgimi deputeti Fatmir Limaj
Artikulli vijuesGalaxy S IV manovrohet me anë të syve