Lirohet nga paraburgimi deputeti Fatmir Limaj

Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata Supreme pas ankesës së tij. Limaj ndodhej në paraburgim nga 24 nëntori, njofton “Koha”.

Fatmir Limaj, ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa masa ndaj tij dhe tre të akuzuarve tjerë, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”, që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme, transmeton Rel.

Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Gjykimi në rastin “Kleçka” pritet të nis në muajin prill. /kohaislame

Artikulli paraprakTunizi, më në fund arrihet marrëveshje për qeverinë e re
Artikulli vijuesSkype sjell versionin e ri për iOS