Sllovenia ka prezantuar kufizime të reja kufitare për emigrantët, si pjesë e përpjekjeve për të mbyllur rrugën ballkanase nga Greqia drejt Europës Perëndimore. Do t’u lejohet hyrja vetëm emigrantëve që planifikojnë të kërkojnë azil në vend apo edhe atyre që kanë nevoja të qarta humanitare.
Nga ana tjetër Serbia ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë e saj me Maqedoninë dhe Bullgarinë për ata që nuk kanë dokumente të rregullta. E ardhmja e zonës Schengen tashmë është në rrezik.
Tetë prej anëtarëve të saj, duke përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë forcuar kontrollet kufitare, duke lënë mijëra emigrantë të bllokuar në Greqi.
9 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)