Për të kontrolluar fluksin e madh të refugjatëve, Slovakia do dërgojë forca të sigurisë për të ndihmuar kolegët e tyre në Maqedoni, kjo në kuadër të projektit Frontex. Ata do stacionohen në kufirin jugor, pranë qytetit të Gjevgjelisë.
Slovakia do ndihmojë me 25 policë kufitarë Maqedoninë
Kryeministri Robert Fico dhe ministri i brendshëm Robert Kalinak bënë të ditur edhe numrin e policëve që do jetë 25.
Deri tani Slovakia ka ndihmuar me 70 ushtarë kufitarë Hungarinë dhe Sloveninë.
Slovakia ka mohuar kuotat mbi shpërndarjen proporcionale të refugjatëve nga Lindja e Mesme, me pretekstin e frikës nga islamizimi i vendit. Mirëpo qeveria është e gatshme të ndihmojë financiarisht mbi zgjidhjen e krizave në vendet tjera.