Smajl Latifi kryetar i Rahovecit

Samjl Latifi i AAK-së është kryetar i ri Rahovecit, pasi në garën e balotazhit e ka mundur kandidatin e PDK-së Idriz Vehapi.

Fitorja e Latifi vjen pas rinumërimit të 3 vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga kjo komunë.

Anëtari i AAK-së në KQZ, Binak Vishaj, ka konfirmuar fitoren e Latifit, duke thënë se Smajl Latifi ka fituar 109 vota me kusht, kurse Idriz Vehapi i PDK-së 78 vota. /

Artikulli paraprakQysh me shkarku video nga facebook?
Artikulli vijuesMinistria e re do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi katër milionë euro në vit