Ministria e re do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi katër milionë euro në vit

Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila është themeluar në këtë mandat qeverisës, do ta ngarkojë buxhetin e shtetit për hiq më pak se katër milionë euro në vit.

Kështu është planifikuar në Projektligjin për buxhetin e vitit 2018

Në këtë dokument është specifikuar se kjo ministri do t’i ketë 54 të punësuar.

Vetëm për shpenzime kapitale, MZHR-së i janë ndarë dy milionë euro.

Kjo ministri udhëhiqet nga Rasim Demir, i cili është i përkatësisë boshnjake.

Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Rajonal nuk ka as faqe zyrtare siç kanë ministritë e tjera.

Aktivitetet e kësaj ministrie mund të përcillen në rrjetin social Facebook.

Qeveria Haradinaj është vënë në thumb të kritikave si për shtimin e ministrive, ashtu edhe për emërimet e shumta të zëvendësministrave.

Në kabinetin e ministrave dhe zëvendëskryeministrave bëjnë pjesë 23 veta, për sa kohë që numri i zëvendësministrave ka arritur në 65, shkruan AktivPress.

Artikulli paraprakSmajl Latifi kryetar i Rahovecit
Artikulli vijuesSholtes: Dialogut Kosovë-Serbi duhet t’i vijë fundi