Snapchat ka 150 milionë përdorues çdo ditë, thanë disa njerëz të njohur me këtë çështje, shruan tring. Kjo e bën aplikacionin katër-vjeçar të mesazheve më të famshëm dhe më të përdorur sesa rrjetin social Twitter, për nga numri i përdoruesve aktivë të përditshëm.
Snapchat ka pasur një rritje të shpejtë, i nxitur nga popullariteti i tij në mesin e të rinjve.
Aplikacioni kishte 110 milionë përdorues të përditshëm në dhjetor.
Twitter, i cili u themelua në vitin 2006, ka më pak se 140 milionë përdorues që ndërveprojnë me shërbimin çdo ditë, thuhet sipas një mesatareje prej vlerësimeve të analistëve të anketuar nga Bloomberg.
Shërbimi i shkurtër i mesazheve dikur ishte rrjeti më i madh social pas Facebook, por i njëjti ka kohë që është tejkaluar nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram, Messenger, dhe WhatsApp.