SNHR: Nga sumet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën mbi 2.700 persona

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) ka deklaruar se 2.704 persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e sulmeve të forcave ruse në territorin e Sirisë në periudhën prej 10 muajsh, raporton AA.

Në raportin e publikuar nga SNHR thuhet: “Që nga koha kur Rusia filloi sulmet në Siri më 30 shtator të 2015-ës dhe deri më 1 gusht 2016, 2.704 persona kanë humbur jetën, nga të cilët 746 fëmijë dhe 514 gra.”

Halepi është qyteti ku kanë humbur jetën më shumë civilë për shkak të sulmeve të forcave ruse, me 1.178 persona, ndërkohë në vendin dytë vjen Idlibi me 652, më pas radhitet Dejruz Zor me 331 dhe Hums me 192 persona të vdekur.

Në raport thuhet gjithashtu se Rusia ka shkelur edhe vendimet e Këshillit të Sigurimit numër 2139 dhe 2254 të cilat parashikojnë kalimin e sigurtë të ndihmave humanitare.

Kryetari i SNHR-së, Fadi Abudlgani, në një fjalë të tij e cila është pjesë e këtij raporti ka deklaruar: ”Qeveria ruse ose Parlamenti i këtij vendi nuk ka kërkuar ndonjë hetim të posaçëm për këtë rast. Kjo tregon që forcat ruse nuk i vlerësojnë fare jetët e civilëve të sirianëve të vdekur.”

Ai ka pohuar gjithashtu se i kanë dërguar një kërkesë palës ruse për hetimin e këtyre sulmeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator të vitit të kaluar deklaroi se ka nisur një ofensive ajrore kundër pozicioneve të organizatës terroriste DAESH në Siri.

Artikulli paraprakLëshohet urdhërarrest për Hakan Şükür
Artikulli vijuesStamboll, operacione ndaj kompanive që dyshohen se ofrojnë mbështetje për FETÖ-n