Arrestohen nënë e bijë për vrasjen e hudhjen e foshnjes në mbeturina në Mitrovicë

Lidhur me rastin e foshnjes së pajetë që është gjetur dje në deponinë regjionale të mbeturinave në fshatin Koshtovë janë arrestuar dy persona.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarat në relacion (nënë e bijë), dyshohen se në bashkëveprim e kanë privuar nga jeta foshnjën e porsalindur nga e dyshuara e parë SH.H, e më pas trupin e pajetë të foshnjës e kanë hedhur në një kontejner mbeturinash në Vushtrri, nga ku trupi i viktimës ishte bartur me mbeturina në deponi.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga hetimet e para policore të nisura me autorizim të prokurorit, duke pasur parasysh specifikat e zonës ku është gjendur viktima (foshnja), dyshimet e para janë ngritur se trupi i foshnjës së pajetë të jetë sjellë (hedhur) në atë lokacion nga ana e kamionëve që kanë bërë zbrazjen e mbeturinave, transmeton Klan Kosova.

Hetuesit policorë mbi rrethanat faktike të vendit të ngjarjes dyshimet konkrete i kanë orientuar tek një kamion i cili kishte zbrazur mbeturina të marra nga dy lokacione të ndryshme në Vushtrri.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit policor.

Artikulli paraprakNë Preshevë, brenda 48 orëve 8 mijë refugjatë
Artikulli vijuesTIKA e Turqisë investon rreth dy milionë euro për shërimin intensiv në Kosovë