Sondazhi: Kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së?

Po vazhdon një “luftë” e ashpër për të parin e LDK-së që nga hapja e anketës se kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së në katër vjetët e ardhshme.

Anketa është hapur të dielën, ndërkohë në listë për t’u votuar janë Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Vjollca Osmani, Lutfi Haziri dhe Naser Rugova.

Deri më tani kanë votuar mbi 3000 persona dhe listës tani është duke i prirë Fatmir Sejdiu, ndërsa deri paradite, listës i ka prirë Naser Rugova i pasuar nga Vjollca Osmani.

Por si duket anketa në KosovaPress ka aktivizuar taborin e Fatmir Sejdiut, i cili brenda jo më shumë së 6 orëve doli i pari duke u pasuar nga Naser Rugova, Vjosa Osmani, Isa Mustafa dhe në fund edhe nga Lutfi Haziri.

E veçanta e kësaj ankete e cila do të vazhdoj deri të shtunën në mëngjes ( të dielën janë zgjedhjet në LDK) është se kryetari i tanishëm i LDK-së dhe kryeministri i Kosovës , Isa Mustafa ka marrë vetëm 54 vota, ndërsa Fatmir Sejdiu 1623 vota.

Ja lista e plotë deri në ora 16.30./Telegrafi

 
Artikulli paraprakMirsad Ndrecaj së bashku me hoxhë Shefqet Krasniqin
Artikulli vijuesÇfarë i shkroi djali, Beg Rizajt?