Sony prezanton tri modele të reja të linjës Xperia

Sony ka njoftuar se shitja e telefonave të saj të rinj Android, përkatësisht modelet Sony Xperia S, Sony Xperia P dhe Sony Xperia U do të filloj të bëhet fillimisht në SHBA, për tu pasuar edhe me vendet tjera.
Të tri modelet e reja janë në dispozicion për shitje pa kontratë me operatorin mobil, ndërsa Xperia S do të shitet për 559.99 dollarë, Xperia P për 479.99 dhe Xperia U për 299.99 dollarë.

Sony Xperia S vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje HD me 4.3 inç, rezolucion prej 1280 x 720 pikselave, procesorin dual core 1.5GHz, 1GB RAM, kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel dhe kamerën e pasme me 12 mega-piksel.

Në anën tjetër, Sony Xperia P vjen me Android 2.3 Gingerbread, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion prej 540 x 960 pikselave, procesorin dual core 1GB, 1GB RAM dhe 16GB memorie, si dhe dy kamera, njërën me 8 MP dhe atë VGA, për video komunikim.

I fundit në listë, Sony Xperia U posedon procesorin dual core me 1GHz, ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, kamerën VGA dhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel. /kohaislame

Artikulli paraprakGoogle+, i pari sipas kënaqësisë së përdoruesve
Artikulli vijuesUP, THEMELOHET KOMISIONI PËR ZGJEDHJEN E REKTORIT