Gjithçka që duhet të dini mbi Windows 8

Windows 8 është sistemi më i fundit operativ nga Microsoft-i. Siç ndodh gjithmonë në situata kur lançohet një sistem i ri, edhe kësaj here njerezit pyesin veten se përse, apo nëse ia vlen të përditësojnë kompjuterin e tyre.

Andrew Hertenstein, kryarkitekt i Data Center and Cloud Management në En Pointe Technologies, na tregoi mbi gjërat e reja më kryesore që sjell Windows 8. Së pari, sistemi është komplet ndryshe në aspektin e ndërfaqes së përdoruesit.

Windows 8 është tashmë një sistem cross-platform, i projektuar si për kompjuterë ashtu edhe për tabletë. Për të gjithë ju që jeni të shqetësuar nëse duhet të keni patjetër një ekran me prekje për të përdorur Windows 8, nuk është e nevojshme. Megjithatë, të pasurit e një ekrani me prekje ju rrit produktivitetin e punës suaj në komputer, duke sjellë efiçencë dhe shpejtësi veprimi.

Një ndryshim tjetër përsa i përket pamjes së jashtme është paraqitja me pllakëza (tiles). Versionet e kaluara të Windows kanë qenë të fokusuara tek menutë. Tashmë, në vend që të shkoni tek menuja Start dhe nënfolderat e saj, do t’ju duhet të përdorni pllakëzat standarte apo ato live.

Për të gjithë ju që pyesni veten se çfarë ka ndryshe Windows 8 nga sistemet e tjera Windows në pikëvështrimin e sigurisë, ju themi se platforma është shumë herë më e sigurtë për aplikacionet.

Windows Defender, që vjen i instaluar automatikisht, ju mbron nga worms, malware, virusetdhe Trojan horses. Për më tepër, Secure Boot bën enkriptimin e mjedisit kompjuterik gjatë ndezjes, pikërisht në momentin që është më i pambrojtur.

Windows 8 është hapi i rradhës drejt rritjes së ngjashmërisë së përdorimit mes kompjuterëve dhe smartfonëve.

Ky është sistemi i parë Windows që sjell për ne mobile computing dhe aplikacionet nëpër tabletë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me Pranverën Arabe?
Artikulli vijuesMuhamedi, figura më unikale e historisë njerëzore