Bashkëshortja dhe dy vajzat e tij janë të dyshuarat e vetme lidhur me vdekjen e Hamdi Sopës, zyrtar për informim në Qeverinë e Kosovës. Pistat e hetimit kanë zgjeruar dyshimet duke marrë parasysh provat që janë gjetur në banesën e të ndjerit Sopa. Ky i fundit ka rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij, të martën pasdite. Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit.
Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri, shkruan Zëri.
Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. “Hetuesia dyshon që ai është goditur me thikë në banjë, e më pas ai ka ecur nëpër korridor dhe ka përfunduar në ballkonin e banesës prej nga është hedhur. Gjatë rrugës që e ka përshkuar në banesën, kemi gjetur shenja gjaku”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.
Përveç tri goditjeve në pjesën e përparme të trupit, të cilat sipas raporteve të para të ekzaminimit të trupit të pajetë, nuk kanë qenë vdekjeprurëse, ekzaminimet kanë treguar se i ndjeri Sopa ka pasur edhe një prerje të vogël në shuplakën e dorës. /IO
You Might also Like
Dikush po e sfidon Shpend Ahmetin (Foto)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është liruar edhe troturari në afërsi të…
By
Redaksia
1 Min Read
Opozita i kthehet punës së komisioneve
Deputetët e tri partive opozitare ata të AAK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës janë parë të jenë…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxha Milazim Jashari: Mërzitem shumë për Xhaminë tek Ura e Ibrit
Vjen shpesh në këtë vend. Hoxha Milazim Jashari ka motiv të fortë pse është i…
By
Redaksia
1 Min Read
Riatdhesimi i mijëra të ikurve nga Kosova
Të paktën 32 mijë qytetarë të Kosovës, të larguar nga vendi në valën e ikjes…
By
Redaksia
5 Min Read
Sekretari i AAK-së i zbulon një sekret Donikës, ka të bëjë me klanin “Pronto”
Valon Tolaj, Sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së…
By
Redaksia
1 Min Read
Revoltohen ish-ushtarët
Një grup i ish-pjesëtarëve të TMK-së kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve të Kosovës.…
By
Redaksia
6 Min Read
