Polici i "vetëvrarë": A po hetohej për vrasjen e Xhemajli Mustafës?

Familjarët e policit Ismajl Gërbeshi, i cili në fillim të javës u hodh nga kati i tetë i banesës ku jetonte, po kërkojnë një përgjigje nga EULEX-i.
Pas daljes në opinion të dyshimeve se tashmë i ndjeri ishte pjesë e hetimeve në rastin e vrasjes së ish-veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa, familja Gërbeshi të enjten ka deponuar një kërkesë në Prokurorinë Speciale të EULEX-it për të marrë një sqarim rreth këtyre dyshimeve. Mirëpo, sipas tyre, ende nuk kanë marrë përgjigje.

Megjithatë, Ibrahim Gërbeshi, nuk beson se axha i tij kishte ndonjë lidhje për rastin në fjalë.

KTV-ja ka kontaktuar gjatë ditës zyrtarë të EULEX-it, por ata nuk kanë pranuar të jepnin asnjë detaj rreth dyshimeve nëse i ndjeri kishte qenë pjesë e hetimeve apo jo, si dhe nuk kanë treguar as për pranimin e kërkesës së bërë nga familjarët e të ndjerit Gërbeshi.

Artikulli paraprakTesti i forcës së muskujve
Artikulli vijuesSopën, dyshohet se e vranë gruaja dhe të bijat?