Soros: Rezikohemi nga Lufta e Tretë Botërore

0
175
Miliarderi amerikan, George Soros, është shumë i brengosur për mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, e cila, sipas tij, mund të niste me konfliktin ndërmjet Kinës dhe ShBA.

“Shpenzimi ushtarak në Kinë po rritet dhe atje ka po ashtu tendenca për ridestinimin e ekonomisë për nevoja të vendi e jo për eksport. Nëse ndodh konflikti ndërmjet Kinës dhe aleatëve të Amerikës, si Japonia, nuk është e tepruar të thuhet se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore”, thotë Soros, transmeton Koha.net.
 
“Që kjo të evitohet, ShBA duhet të lejojnë që juani kinez të përfshihet në takimin valutor të FMN-së. Valuta kineze, me këtë rast, do të mund të garonte me dollarin. Kina duhet të japë përgjigje lidhur me transformimin e ekonomisë”, ka thënë Soros.
 
Ai ka theksuar se Kina e ShBA me vështirësi do të arrijnë marrëveshje, por alternativa do të jetë “shumë e pakëndshme“.
 
“Ekziston rreziku serioz se Kina do të krijojë aleancë politike e ushtarake me Rusinë, për ç’shkak edhe kërcënimi nga lufta e re botërore është real”, ka përfunduar Soros.kohaislame