Këshilltarët e Jahjagës me rroga më të larta se kryeministri

Këshilltarët e Jahjagës meKëshilltarët e presidentes, Atifete Jahjajga dalin të jenë më të paguar sesa kryeministri dhe vartësit e tij, për punën qe bëjnë. Të paktën kështu rezulton në bazë të deklarimeve qe figurojnë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Këshilltari i lartë politik për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Arber Vllahiu, për punën që bën paguhet 1,772.00 euro për muaj.
 
Hiç më keq nuk qëndron as këshilltarja tjetër për politikë e presidentes Jahjaga, Antigonë Baxhaku-Idrizi.
 
Kjo e fundit në bazë të deklarimeve të fundit në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se merr pagë në vlerë prej 1,668.00 në muaj nga buxheti i zyrës së Presidentes, transmeton tribuna channel.
 
Ndërsa, 17,318.00, është shuma vjetore e pagës që merr kryeministri i Kosovës për punën e tij.
 
Nëse këtë shumë e pjesëtojmë për 12 muaj i bie që i pari i Ekzekutivit merr 1, 443 euro në muaj si kryeministër i Kosovës, e që është 329 euro më pak se këshilltari i presidentes, Arber Vllahiu. rroga më të larta se kryeministri.kohaislame
Artikulli paraprakNga 1980 në Kaliforni janë ndërtuar 22 burgje
Artikulli vijuesSoros: Rezikohemi nga Lufta e Tretë Botërore