Sot beteja për Kryeprokurorin në Shqipëri

Adriatik Llalla përfundon sot mandatin 5 vjeçar në krye të akuzës shqiptare. Kujtojmë se organi i ri i dalë nga ndryshimi i kushtetutës, KLP-ja ende nuk është formuar, në këto kushte dy janë rrugët: Ose të mbetet Llalla deri në zgjedhjen e kreut të ri të akuzës, ose zgjedhja e një prokurori të përkohshëm.

Mazhoranca po ecen me shpejtësi në drejtim të zgjedhjes së një prokurori të ri të përkohshëm.

Sot në orën 11:30 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve nga do të nisë shqyrtimi i mundësisë ligjore për prokurorin e ri të përkohshëm. Në tryezën e punës deputetet kanë dy memo: E para nga Shërbimi për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura pranë Kuvendit, i cili konstaton se mandati i Llallës përfundon sot, por i kujton mazhorancës se prokurori i ri zgjidhet me shumicë të cilësuar (84 vota) dhe jo shumicë e thjeshtë.

E dyta është një memo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i cili njeh komisionin me ecurinë e deritanishme të KLP-së. Sipas sekretarit, Genc Gjoncaj anëtati i 5 i KLP mbahet peng nga Avokati i Popullit dhe për pasojë institucioni i ri nuk është krijuar.

Sakaq mësojmë se edhe Partia Demokratike ka përgatitur një material dërguar Kuvendit në lidhje me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ku i japin përgjgjje dhe vendosin qendrimin e tyre lidhur me kete çështje.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Edi Rama ftoi publikisht kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të bashkohen për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, për të cilin duhet shumicë votash.

Gjithashtu, kryeministri Rama në ftesën drejtuar Bashës parashtronte idenë e një pakti kombëtar, me të cilin Shqipëria të shkojë e bashkuar në familjen e madhe evropiane. Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e kryedemokratit Basha. /Opinion

Artikulli paraprakMarramendja; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral
Artikulli vijuesKryemadhi: Mazhoranca po devijon reformën në drejtësi, tentativë për të kapur institucionet e reja