Sot dihen emrat e kryetarëve të Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit

Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, kurse më pastaj do të procedohet me numërimin e votave me kusht dhe me postë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se pas rinumërimit të 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna

Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.

Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat, njoftoi KQZ.

Artikulli paraprakMajko në Kosovë: T’i hapim kufijtë me 1 janar 2018
Artikulli vijuesPZAP vendos sot për ankesat në Istog dhe Kllokot