PZAP vendos sot për ankesat në Istog dhe Kllokot

Kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku ka thënë për KosovaPress se LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP për shkak të votimit me postë.

Ai tha se ankesat janë në procedurë dhe se vendimi përfundimtar do të merret brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i dorëzimit, që i bie që sot PZAP-ja të marrë vendim për këto dy ankesa.

Artikulli paraprakSot dihen emrat e kryetarëve të Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit
Artikulli vijues40 efektivëve të policisë u refuzohet certifikata e sigurisë. Nis Vetingu?