Sot Lushtaku në gjyq për arratisjen nga QKUK-ja

Sami Lushtaku dhe 23 të akuzuar tjerë do të dalin sot para gjykatës në lidhje me arratisjen nga QKUK-ja.

Sami Lushtaku, djali i tij Mërgimi aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë e gardianë do të dalin sot para gjykataës në lidhje me akuzat për ikjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja në kohën kur kryetari i Skenderajt po gjykohej për krime lufte.

Seanca fillestare e këtij gjykimi ishte caktuar të mbahej më 25 shtator, por u shty ngase atë ditë munguan të akuzuarit Dardan Geci, Myrvete Lushtaku e Skender Tahiri, shkruan kallxo.com.

Aktakuza lidhet me arratisjen nga QKUKK-ja të Sami Lushtakut, Sahit Jasharit e Ismet Haxhës, tre të akuzuarve të Grupit Drenica në vitin 2014

Artikulli paraprakJashari: Të rishikohen urgjentisht tekstet shkollore, cenojnë dinjitetin e fëmijëve me sindromën Down
Artikulli vijuesMarrëveshja që përçau skenën politike në Kosovë