Zënkat mes shqiptarëve nuk kanë të ndalur, por falë Zotit edhe kontributi i Hoxhallarëve për pajtim të po atyreve zënkave nuk po ndalet, kështu edhe sot para Namazit të Xhumasë ndodhi një pajtim tek xhamia e Shipolit ku imam është Hoxha Fatmir Latifi, ja postimi i plotë nga Xhamia:
“Sot e xhuma 15.01.2016 para namazit të xhumasë: Pajtimi i radhës në xhaminë tonë Shipol, e ky pajtim e ka simbolikën e vet, falje e plagosjes së rënd, parandalim të vrasjes…të cilën Kur’ani e quan “të shpëtosh një njeri,llogaritesh sikur ta shpëtosh tërë njerzimin” Familja Haradinaj me banim në Vushtrri falë plagesën familjes Seferi nga Koshtova e Mitrovicës”.