“Eja në Europë dhe jeto si mbret!”

“Eja në Europë dhe jeto si mbret!”, ky është publiciteti që bëjnë trafikantët nëpër rrjete sociale, vetëm për të manipuluar mendjet e njerëzve, duke u premtuar udhëtime luksoze në ujërat e detit Mesdhe. Por, kjo është thjesht fasada e biznesit që trafikantët tashmë e kanë kthyer në rrugë.

Ato nuk janë aspak anije luksoze apo jahte siç ata sigurojnë në reklamat e faqeve “online” të Facebook-ut, por thjesht anije peshkimi. Dhjetëra tragjedi kanë dëshmuar se faktori kryesor i vdekjeve në ujërat e Mesdheut është mbipopullimi i këtyre mjeteve lundruese që nuk kanë aspak kapacitetin e duhur për të transportuar aq shumë njerëz.

Trafikantët po pasurohen, ndërsa radhët e viktimave po shtohen përditë e më shumë. Siç shfaqet në këto imazhe, faqet e Facebook-ut përdoren për të reklamuar të ashtuquajtura agjenci turistike, ku shfaqen njerëz të qeshur që udhëtojnë apo jahte të shtrenjtë. Ministri britanik për Refugjatët deklaroi se këto biznese do të shqyrtohen dhe do të zbardhet në detaje personat që i menaxhojnë.

Sipas tij, këta “agjentë të udhëtimit” janë të pashpirt dhe sigurisht fajtor për vdekjet e refugjatëve me premtimin e rremë të udhëtimeve drejt Europës. Sipas “Daily Mail” ata që bien më shumë pre e këtyre mashtrimeve janë irakienët dhe sirianët, ndaj njerëzit duhet të mos ndikohen nga reklama të tilla si:

“Një udhëtim drejt Greqisë me jaht çdo të premte, të diele dhe të martë. Nëse ju nuk kemi mjaftueshëm para, mjaftojnë 750$ për 20 pasagjerë drejt Europës. Hungaria po ndërton gardhin, nxitoni se më vonë rruga do të jetë e mbyllur”

Sipas instancave britanike për refugjatët, njerëzit duhet t’i qëndrojnë larg ndikimit të këtyre mashtrimeve.

Artikulli paraprakE lexon të njëjtin fjalim
Artikulli vijuesNjë shqiptar heton Assadin, pjesë e misionit të OKB-së