Sot nis punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas

Samiti Ndërkombëtar i Gruas me temë “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas” do t’i fillojë punimet të enjten në Prishtinë, ndërkaq pjesëmarrës do të jenë personalitete të njohura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Samiti organizohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së, ndërsa ceremonia e hapjes së Samitit, i cili do të zhvillojë punimet për tri ditë me radhë, do të zhvillohet ditën e enjte, me fillim në orën 17:00.

Në Samitin ndërkombëtar të gruas të pranishëm do të jenë personalitete vendore e ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ambasadorja e SHBA-ve për Çështje Globale të Grave, Melanne Verveer, ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, etj.

Samiti i gruas, i pari i këtij lloji në rajon, do të bëjë bashkë rreth 200 lidere/ë nga sektori publik dhe ai privat nga Kosova dhe vendet tjera, për të adresuar zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen në politikë, dhe çështjet e sigurisë së grave. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakLDK: Jakup Krasniqi është i mirëseardhur!
Artikulli vijuesHoxhaj: Dënohet vrasja e civilëve të Turqisë