Operacioni “BMW X-6”, prangosen katër hajna të veturave

“BMW X-6”, ky ka qenë emri i operacionit të koduar që ka zhvilluar Policia e Kosovës në Prishtinë. Katër persona janë arrestuar për vjedhje të veturave të vlerës se lartë, të cilët në mënyrë të organizuar kishin kryer disa raste të tilla.

“Ky grup në mënyrë mjaft të organizuar, në rajone të ndryshme të Kosovës, kanë kryer vjedhjen e veturave dhe po të njëjtat vetura ua kthenin palëve të dëmtuara duke i detyruar ata që të paguanin para në vlera të ndryshme”, thuhet në një njoftim të policisë.
Inicialet e personave të dyshuar janë: G. D. 1973, A. H. 1985, F. E. 1990 dhe S. M. 1978.

Gjatë kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: tri vetura, një revole dhe 15 fishekë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me urdhër të prokurorit për të vazhduar me masa të mëtutjeshme procedurale.kohaislame

Artikulli paraprakPakistani njeh pavarësinë e Kosovës
Artikulli vijuesZgjedhje verore