Sot prezantohet dizajni i vizave të para të Republikës së Kosovës

Sot do të prezantohet dizajni i vizave të Republikës së Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza kosovare për të hyrë në Kosovë.

Lansimin e fazës testuese për dhënie të vizave e paralajmëroi kohë më parë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

Në kumtesën e MPJ-së thuhet se dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila do ta prezantojë edhe pamjen e vizave të para kosovare.

Gara për dizajnin dhe pajisja e vizave të sigurta, krijimi i qendrës së vizave dhe zhvillimi i sistemit të vizave është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga organizata norvegjeze, IMG.kohaislame

Artikulli paraprakKosova ndër dhjetë vendet e para me kërkesa azili në Austri
Artikulli vijuesMë 15 qershor mbyllet zyra e MUP-it në veri