Qeveria Spanjolle vazhdon të mbajë qëndrimin e saj për të mos njohur Republikën e Kosovës. Sipas tyre, deklarimi i “njëanshëm” i pavarësisë nga Kosova e bën të pamundshme njohjen e saj nga Spanja.
Me qëndrime të këtilla, Spanja dhe katër vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, vazhdojnë të mbajnë Evropën të përçarë e të pafuqishme në arenën ndërkombëtare.
Së fundi në një prononcim për media, deputeti socialist Alex SAEZ, ka deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Baza ligjore e argumenteve të spanjollëve përfshin Aktin Final të Helsiknik të vitit 1975 i cili, sipas tyre, përjashton mundësinë e modifikimit të kufijve në Evropë në mënyrë të njëanshme.
Po ashtu, spanjollët vazhdimisht i referohen Rezolutës 1244 të OKB-së që “rikonfirmoi” integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë, e cila sipas tyre vazhdon të mbetet në fuqi, si dhe qëndrimin e dy prej anëtarëve të tij të përhershëm të OKB-së, Rusisë dhe Kinës, që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje të konfliktit.
Ndër të tjera, autoritet spanjolle i referohen edhe mendimeve të Komisionit të Badinterit i cili theksoi se gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë duhet të ruhen kufijtë e republikave që e përbënin atë.
Edhe pse nuk ka vend për krahasim, është e rëndësishme të theksohet se Spanja ka problemet e saja të brendshme me komunitet autonome Katalunase dhe Baske, gjë e cila e frikëson edhe më shumë për ta njohur Kosovën, sidomos kur merret parasysh tendenca e Katalunasve për referendum për vetëvendosje dhe shkëputje nga shteti spanjoll.
Megjithatë, siç thekson agjencia spanjoll e lajmeve “Europa Press”, qëndrimi i Madridit zyrtar është i lidhur ngushtë edhe me arsye politike siç është “nevoja për të siguruar qëndrueshmërinë e shteteve multi-etnike dhe multi-fetare si Bosnja dhe Hercegovina, Osetia dhe Abhkazia”.
Refuzimi për të njohur Kosovën nuk e parandalon Spanjën të mbajë një “pozicion konstruktiv” ndaj Kosovës, duke marrë parasysh që “nuk ka armiqësi” më këtë shtet.
Sa i përket MSA-së, Spanja po refuzon nënshkrimin e saj përderisa në të përfshihet referenca ndaj Rezolutës 1244 dhe jo pozicionit të Shteteve Anëtare në raport me statusin e Kosovës.
Me fjalë të tjera, ata kërkojnë të respektohet pozicioni i Spanjës në mosnjohjen e Kosovës..lajmi.net/
You Might also Like
Sisi përuron Kanalin e ri të Suezit
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë shumë krerë të shtetesh dhe qeverish përfshirë edhe Presidentin…
By
Redaksia
1 Min Read
Talebanët afganë sulmuan rezidencën e guvernatorit
Në Afganistan talebanët sulmuan rezidencën e guvernatorit të provincës Farah. Janë lënduar të paktën 30…
By
Redaksia
0 Min Read
Vendimi izraelit, goditje për paqen
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka paralajmëruar se perspektiva e paqes…
By
Redaksia
1 Min Read
Muslimanët protestojnë në Athinë
Disa qindra myslimanë kanë protestuar dje në qendër të Athinës kundër filmit “Pafajësia e myslimanëve”,…
By
Redaksia
1 Min Read
Moskë: Mijëra vetë protestuan kundër Putinit
Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në një marsh të paparalajmëruar në Moskë, në shenjë…
By
Redaksia
1 Min Read
Vriten 18 anëtarë të një familjeje afgane
Tetëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën në jug të Afganistanit, pasi furgoni me…
By
Redaksia
1 Min Read
