Speca a? E suspendojnë para se ti vijnë turshitë

Me vendim të Zëvendës Komandantit Rajonal të Policisë së rajonit të Gjilanit është suspenduar për 48 orë policea e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtarë për të kryer disa blerje, më saktësisht speca, në Komunën e Vitisë
Zëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani, tha për Express se pas raportimit në mediat elektronike dhe në portalin tonë është shqiptuar masa e suspendimit për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.

“Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit”, ka thënë Hashani për Express.

Me këtë rast, Policia e rajonit të Gjilanit ka suspenduar për 48 orë personin zyrtar dhe rasti është përcjellë në inspektoratin policor të Kosovës.

Ndryshe, dje është fotografuar një zyrtare e policisë derisa po fuste në veturën e policisë speca.

Artikulli paraprakQeveria me TVSH-në në barna e rëndoi jetën e qytetarëve
Artikulli vijuesHoxha i pajton familjen Shabani dhe Azemi