Stamboll, arrestohen 29 persona për lidhje me PKK-në

Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale kanë kryer operacione në të njëjtën kohë në 32 adresa në 15 rajone të Stambollit

 

STAMBOLL (AA) – Në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste PKK në Stamboll numri i të arrestuarve ka arritur në 29, si persona të dyshuar, ku mes tyre edhe 9 avokatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale kanë kryer operacione në të njëjtën kohë në 32 adresa në 15 rajone të Stambollit si Beyoğlu, Fatih, Bahçelievler, Avcılar, Esenler, Kadıköy dhe Sultangazi.

Në kuadër të kontrolleve të kryera janë sekuestruar armatime të ndryshme si dhe materiale në lidhje me organizatën terroriste. Pas kontrollit mjekësor, të dyshuarit janë transferuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu vihet në dukje se në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe nga një person në qytetet Batman, Antalya, Tunceli, Izmir dhe Sakarya, ku theksohet se personi i arrestuar në qytetin Izmir është dërguar drejt Stambollit.

 

Artikulli paraprakPYD-ja si maskë e PKK-së
Artikulli vijuesFakte që nuk i keni ditur për Ajnshtajnin