STAMBOLL-HAPET EKSPOZITË ME PUNIME TË ARTEVE TË VJETRA

Në Stamboll është hapur “Ekspozita e Tretë e Modeleve” me punime të mjeshtërve të bukurshkrimit, prarimit të librave me ar, miniaturës, gdhendje në dru, porcelanit dhe artit të ebrusë.

Hapjen e ekspozitës e bëri ministri turk i integrimit evropian, Egemen Baësh.

Në fjalën përshëndetëse Egemen Baësh tha se arti i bukurshkrimit (kaligrafisë) është një nga pasuritë më të rëndësishme që përfaqëson kulturën turke brenda Bashkimit Evropian.

Në ekspozitë marrin pjesë 77 vepra të 34 artistëve jo vetëm nga Turqia, por edhe nga vende të ndryshme si Irani, Azerbajxhani, Iraku, Siria dhe Turkmenia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në 30 korrik.kohaislame

 

Artikulli paraprakQEMAL BEJ KARAOSMANI, FIRMËTARI I PAVARËSISË
Artikulli vijuesVeshi