St.Petersburgu ndalon tubimet publike

Parlamenti i qytetit të dytë më ta madh të Rusisë, Shën Petersburg, ka ndaluar tubimet publike në sheshet dhe rrugët kryesore.

Ligji i miratuar në lexim të tretë, lejon vetëm tubimet që kanë lejen e zyrtarëve dhe zhvillohen 50 metra larg ndërtesave qeveritare, shkollave, spitaleve dhe stacioneve të policisë.

Tubimet publike mund të mbahen pa leje paraprake vetëm nëse grumbullojnë një maksimum prej 200 njerëzish, në zona të caktuara.

Ligji i ri nuk zbatohet për tubimet e ligjvënësve me votuesit, ceremonitë fetare, garat sportive dhe ngjarjet kulturore, të cilat u dedikohen datave historike.

Ligjvënësit e partive opozitare kanë qenë kundër masës dhe e kanë quajtur antikushtetuese.

Artikulli paraprakHaradinaj: Me ëndje do të shtrëngoja duart me Daçiçin sikur të takohesha me të
Artikulli vijuesPutini s’i dorëzon SHBA-së librat hebraikë